LAJMI I FUNDIT:

Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të kthehen në atdhe

Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të kthehen në atdhe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit Mid’hat Frashëri.

Për kthimin e eshtrave në atdhe të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Këshilli i Ministrave akordoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme fondin prej 3,239,400 lekësh, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.