LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar edhe një anë e tmerrshme e kancerit – shikoni si ndikon ai në fëmijët e prindërve të sëmurë

Është zbuluar edhe një anë e tmerrshme e kancerit – shikoni si ndikon ai në fëmijët e prindërve të sëmurë

Sëmundjet me të cilat janë përballur prindërit ndikojnë shumë në zhvillimin e fëmijëve dhe në jetën e tyre.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë shëruar nga kanceri, kanë nota të ulëta dhe fitojnë më pak para në karrierë, kanë paralajmëruar shkencëtarët të cilët kanë theksuar që sa më serioz të jetë forma e kancerit me të cilin prindërit e tyre janë përballur, më shumë ndikim do të ketë te fëmijët, transmeton Telegrafi.


Studiuesit danezë kanë studiuar të dhënat e një milion njerëzve nga mosha e tyre 30-vjeçare dhe kanë ardhur deri te konkluzionet interesante. Një ndër tre njerëzit do të ketë diagnozë kanceri në ndonjë moment të jetës.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë shëruar nga kanceri, kanë pasur dukshëm nota më të ulët se fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë qenë të sëmurë nga kanceri, ndërsa rreziku ka qenë 1,5 herë më i madh nëse prindërit e tyre kanë pasur 5 ose më pak vjet jetë nga momenti i diagnostikimit.

Nëse prindi ka vdekur, atëherë shanset janë 1,6 herë më të mëdha. Rreziku nga suksesi më i vogël është aq i madh nëse babai ka qenë ai i cili ka qenë i sëmurë.

Nuk është vërejtur lidhja me këtë nëse diagnoza ka qenë e mirë, prandaj prindi ka qenë gjallë deri në moshën 18 vjeç të fëmijës. Më pak kanë fituar posaçërisht ata fëmijë, prindërit e të cilëve janë diagnostikuar para se ata t’i kenë pasur 5 vjeç.

Ndikimi i sëmundjeve të prindërve është i madh te fëmijët të cilët janë më të rinj dhe i përcjell më vonë gjatë gjithë jetës.

Edhe pse hulumtimi është publikuar në Revistën për epidemiologji dhe shëndet të përbashkët, shkencëtarët nuk kanë sqaruar përse është situata e tillë me fëmijët, prindërit e të cilëve janë përballur me kancerin. Këtë ata e shpjegojnë si stres i cili te fëmijët shkakton pasoja të këtilla.

Fëmijëve duhet ofruar gjithë përkrahjen dhe ndihmën që në arsimimin e hershëm dhe në shkollën fillore në mënyrë që t’i inkurajojnë dhe të jenë njësoj me fëmijët e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori