Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, pas takimeve me Presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës tha se e vetmja rrugë për anëtarësimin e dy vendeve në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“E vetmja rrugë për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, bazuar në Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Kaja Kallas në platformën “X”, ku ka postuar foto nga takimet e ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin.
Duhet theksuar se pas sulmit terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, pak më shumë se një vit më vonë, ndodhi një tjetër incident ku, ndryshe nga Banjska, fatmirësisht nuk pati të vrarë, por shpërthimi i një eksplozivi të vendosur në kanalin Ibër-Lepenc, edhe qytetarët e veriut të Kosovës mbetën pa ujë, kurse Beogradi zyrtar, pra regjimi i Aleksandar Vuçiqit, sërish u sulmua nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, si organizator i mundshëm i këtij akti.
Për dallim nga Banjska, ekziston përshtypja se presidenti i Serbisë gjithnjë më shumë dhe në mënyrë drastike hedh poshtë përgjegjësinë e Beogradit zyrtar për rastin tragjik.
“Mesazhet e para të Kaja Kallas për dialogun nga pozicioni i shefes së diplomacisë evropiane janë sinjal për vazhdimësinë e politikës së Komisionit Evropian (KE) drejt dialogut, si dhe mesazh për palët se për KE nuk ka asnjë rishikim të marrëveshjeve të arritura deri më tani, për të cilat ata vazhdimisht deklarojnë se janë ligjërisht të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë”, tha për “Danas” Milica Rakiq Andriq nga Iniciativa e Re Sociale.
“Respektimi i marrëveshjes së Brukselit është pjesë e kapitullit 35 të Serbisë dhe marrëveshjes së stabilizimit me Kosovën dhe në këtë aspekt nuk ka asgjë të re në pretendimin se normalizimi është kusht për anëtarësimin në BE”, thekson ajo, transmeton Telegrafi.
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, thotë se është e qartë se përbërja e re e Komisionit Evropian lë të kuptohet edhe për një raport të ri të BE-së ndaj Serbisë.
“Po ashtu, është e qartë se Kaja Kallas me këtë qëndrim lë të kuptohet se përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është kusht për të dyja vendet në rrugën drejt integrimeve evropiane”, thekson ajo.
Sipas Biserkos, Serbia po hyn në një fazë kur nuk do të mund të jetë më e papërgjegjshme ndaj Brukselit si më parë.
Siç thotë ajo, është e sigurt se edhe BE-ja do të duhet të përshtatet me ngjarjet e fundit.
“Është e qartë se Vuçiq po shikon se deri ku mund të shkojë, por të mos anashkalojmë faktin se BE-ja, duke zgjedhur njerëz të rinj në pozitat e larta, është e vetëdijshme se po hyn në një fazë të re me autoritetet serbe”, thotë Biserko.
Biserko posaçërisht thekson se Beogradi zyrtar vazhdimisht nënçmon dhe ndryshon në lidhje me integrimin evropian.
“Vuçiq në deklaratat e tij lë hapësirë për informacione nga qarqe jozyrtare… A është fajtor apo jo për sulmet terroriste në Kosovë… Ajo që ndodhi në Kosovë në lidhje me bombën në kanalin Ibër-Lepenc ngjan në aktivitete hibride në të cilat është përfshirë Rusia”, thekson ajo.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një bisedë me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kërkuar që Serbia t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin si organizator të sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.
Pas takimit në Bruksel, Kurti tha se ishte optimist se Kallas është “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur” dhe se rajoni do të përfitojë nga kjo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!