LAJMI I FUNDIT:

A është vënë Jahjaga në “gjah” fondesh për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?

A është vënë Jahjaga në “gjah” fondesh për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke u munduar që ta sigurojë një fond prej mbi 20 milionë dollarësh prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hapur një qendër kundër terrorizmit në Prishtinë, e cila njëherësh do të jetë edhe më e madhja në rajon.

Problematizimi i kësaj çështjeje nga media vendore dhe ndërkombëtare nuk është i rastësishëm, por po bëhet vetëm për qëllime përfitimi, duke pasqyruar një realitet të rremë për Kosovën, me gjysmë të vërteta dhe me argumente selektive, që nuk pasqyrojnë realitetin e tërësishëm kosovar.


Me një grup gazetarësh kosovarë, me përvojë ndërkombëtare në fushën e medieve, që në Kosovë njihen edhe për islamofobi, burime të afërta me Jahjagën bëjnë të ditur, se po bëhet përpjekje që të paraqitet sa më dramatike situata në Kosovë, me shpresë që së shpejti Jahjaga ta sigurojë këtë fond të majmë, nga i cili shpresojnë të përfitojnë edhe shumë njerëz të medieve në Kosovë.

“Nuk janë aspak të rastësisht këto shkrimet e njëpasnjëshme në prestigjiozen amerikane ‘The New York Times’, që po shtyhen nga gazetarë kosovarë dhe po bëhen me gjysmë të vërteta të stërtheksuara, duke i përdorur vetëm argumentet që i shkojnë për shtati vijës që po synon ta ndjekë Jahjaga dhe grupi i saj i interesit, ku bëjnë pjesë edhe disa njerëz që udhëheqin me media në Kosovë, me të cilët kanë bërë marrëveshje, që të punojnë së bashku dhe të përfitojnë së bashku, në emër të luftës kundër terrorizmit, por duke terrorizuar opinionin publik”.

“Nuk është i rastësishëm as rritja e sasisë së shkrimeve për gjoja lulëzimin e terrorizmit në Kosovë, nëpër media të ndryshme tonat. Krejt këto po bëhen për të përfituar financiarisht. Madje, nuk është i rastësishëm as shkrimi pasues i Jahjagës rreth kësaj teme për mediet e huaja, por krejt kjo është një fushatë negative e koordinuar e tyre, duke e paraqitur sa më shqetësuese gjendjen, sa për t’i përfituar këto fonde”, ka thënë ky burim, i cili për Indeksonline thotë se ka refuzuar një ofertë indirekte që i është bërë për t’u bërë pjesë e këtyre lojërave me publikun. /indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori