LAJMI I FUNDIT:

“Është trishtuese që të rinjtë po largohen nga Maqedonia”

“Është trishtuese që të rinjtë po largohen nga Maqedonia”

Laura Meschede është fituesja e çmimit vjetor “Oto Berner” për shkrimin më të mirë të gazetarëve të rinj në Gjermani. Ajo në storjen “Nuk ka vend” ka shkruar për familjen Berisha nga Shutka e Shkupit. Laura Meshede pas marrjes së çmimit, ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”, në të cilën ka folur për gjendjen e të rinjëve dhe gazetarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur kam qenë në Maqedoni, romët nuk kanë qenë të vetmit që dëshironin t’a lëshonin vendin. Në komunikim me të rinjtë fitova përshtypjen se të gjithë duan të shkojnë. Ata duan të punojnë dhe në Maqedoni nuk e kanë këtë mundësi. Shumica e romëve nuk studiojnë për shkak të situatës së tyre ekonomike dhe urrjetjes kundër tyre”, deklaroi Laura Meshede, gazetarja e re gjermane që ka jetuar disa muaj në Maqedoni.


Ajo në këtë intervistë ka folur edhe për integrimin e Maqedonisë në BE, ku tha se aktorët politik në Maqedoni, duhet të punojë akoma më shumë që të arrijnë të integrohen plotësisht në BE./Telegrafi/