LAJMI I FUNDIT:

A është sot dita e fundit e Zvrlevskit në postin e kryeprokurorit?

A është sot dita e fundit e Zvrlevskit në postin e kryeprokurorit?

Kuvendi i RM-së sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave, midis të cilave edhe i seancës së gjashtë në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror, Marko Zvrlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimit në internet-faqen e Kuvendit, deputetët fillimisht do të debatojnë për pikat e tjera nga seanca e tetë në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë.


Përndryshe deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dje (16 gusht) për të 12-ën herë do ta vazhdojnë seancën e gjashtë, në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Seanca e djeshme u karakterizua me seri të replikave dhe kundër-replikave të deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Përndryshe, kryekuvendari Talat Xhaferi deklaroi, ka ardhur koha që të votohet shkarkimi i Zvrlevskit, duke marrë parasysh se edhe paraqitja në foltore është shteruar. /Telegrafi/