LAJMI I FUNDIT:

Është shkarkuar drejtori i QKK-së, Arben Zharku?

Është shkarkuar drejtori i QKK-së, Arben Zharku?
(Foto: Instagram/qendrakinematografike)

Arben Zharku është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, komisioni disiplinor që është krijuar në kuadër të QKK-së, ka marrë vendim që të shkarkojë drejtorin e këtij institucioni, Arben Zharkun, bazuar në Ligjin për zyrtarë publikë, sipas të cilit është vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda të detyrës.

“Në bazë të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Komisioni Disiplinor në bazë të gjeturave të listuara në arsyetim ka vendosur largimin nga Shërbimi Civil të Drejtorit të QKK-së, Arben Zharku”, shkruan në vendim.

Në vendimin e siguruar shkruan se komisioni disiplinor ka bërë shqyrtimin e legjislacionit në fuqi, shkresave, vendimeve si dhe provave të deponuara dhe në bazë të gjetjeve është vlerësuar se mes të tjerash, QKK ka hyrë në obligime kontraktuale, përkatësisht ka tejkaluar buxhetin e ndarë. Si pasojë e kësaj, institucioni i QKK-së ka hyrë në borxhe të paarsyetuara dhe për të cilat edhe sot nuk ka siguruar mundësi të pagesës së atyre borxheve. Këto borxhe kapin shifrën prej afro dy milionë eurosh.

“Në total, borxhet e QKK-së ndaj operatorëve ekonomikë, deri në kohën e hartimit të këtij raporti, arrijnë shumën prej: 1.809.075 euro. Borxhet për vitet 2018, 2019 dhe 2020, vetëm për kategorinë: Subvencione ( mbështetje financiare për realizimin e filmave) janë në shumën prej 1.710.375”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor.

Përpos kësaj, në këtë vendim thuhet se shkeljet e pretenduara dhe gjetjet përshijnë financimin e filmave, përkatësisht i filmit “Ekzil” me regji të Visar Morinës. Sipas vendimit, këshilli drejtues i QKK-së ka pretenduar se filmi ‘Ekzil’ është koproduksion minor dhe jo film vendës, dhe si i tillë është dashur të subvencionohet në maksimum deri në vlerën 70 mijë euro.

Sipas Ligjit për Kinematografinë, filmi i metrazhit të gjatë artistik mund të subvencionohet deri në 50 për qind të vlerës totale, ndërsa ‘Ekzil’ është subvencionuar me 150 mijë euro. Komisioni disiplinor ka konstatuar se pretendimi i Këshillit Drejtues ku në plotësimin e Testit Kulturor i cili është obligativ, që është plotësuar nga Shtëpia Filmike ‘N.P. Sh. Ikonë Studio’, ku për projektin janë dhënë të dhëna të pasakta, siç është deklarimi i gjuhës shqipe si gjuhë kryesore e filmit, si dhe deklarimi i rolit kryesor si aktor vendës. Por përmes kontratës vërehet se gjuha origjinale është gjuha gjermane dhe roli kryesor është aktor i huaj, pra bie në kundërshtim me të dhënat e dhëna për projektin.

Sipas konstatimit të komisionit, të dhënat është dashur të kontrollohen nga mekanizmi i përzgjedhjes së projekteve e deri në momentin e nënshkrimit të kontratës nga drejtori i QKK-së.

“Komisioni Displinor pas kërkimit të provave shtesë nga Divizioni për buxhet dhe financa të MKRS-së, në lidhje me pagesën e kryer për projektin filmik ‘Ekzil’ ka vërejtur që pagesa në vlerën 150 mijë euro është transferuar në shumë totale përmes transferit të njëhershëm dhe atë në formën e paradhënies në kundërshtim me Ligjin për Kinematografinë dhe Rregulloren për Subvencionim” shkruan në vendim.Ky vendim i është dërguar zyrës së ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sikurse edhe zyrave të tjera që ndërlidhen më këtë rast.

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, ka thënë për KALLXO.com që akoma nuk ka marrë epilog procesi për shkak se është në shkallën e parë.

“Komisioni disiplinor ka marrë një masë disiplinore që është e drejtë që është një kundërshtim në aspektin procedural nga pala. Akoma nuk ka përfunduar procesi definitiv bazuar në rregulloren për zyrtarë publikë. Si proces edhe nuk ka marrë epilog procesi. Por pala ka afat 15 ditë pala që të argumentojë gjetjet Komisionit në lidhje me vendimin e masës”, citohet të ketë thënë Alaj.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori