LAJMI I FUNDIT:

A është shikimi i sporteve në televizion njësoj sikurse të luani vetë?

A është shikimi i sporteve në televizion njësoj sikurse të luani vetë?

“Nuk kam qenë në palestër qe dy javë, por është në rregull: Më mjafton të shikojë sporte në televizor”.

Një studim nga Universiteti i Montrealit ka zbuluar se shikimi i hokejit në akull i rritë dukshëm të rrahurat e zemrës, transmeton Telegrafi.

Për shikuesit e sporteve në televizor, kjo rritje kishte qenë 75 për qind, ndërsa për ata të cilët e kishin shikuar ndeshjen nga tribuna, rritja e të rrahurave të zemrës kishte shkuar deri në 110%.

Kjo, siç thonë hulumtuesit, është ekuivalente me ushtrimet fizike modeste dhe rigoroze.

Të rrahurat e zemrës kishin qenë më të lartat gjatë kohës shtesë dhe gjatë aksioneve ku shanset kanë qenë të mëdha për të shënuar njëri ekip.

Përveç hokejit, disa hulumtime tjera tregojnë se shikimi i futbollit i bën presion aq shumë zemrës saqë mund të shkaktojë sulm në zemër apo në tru.

Megjithatë, ekspertët thonë se shikimi i hokejit apo çfarëdo sporti nuk mund të shërbejë si zëvendësim për aktivitete fizike.

Pavarësisht se shikimi i sporteve në televizor apo stadium mund ta rritë shtypjen e gjakut apo të rrahurat e zemrës, prapëseprapë nuk mund t’i sjellë të njëjtat përfitime që i sjellin ushtrimet fizike në shëndetin kardiovaskular. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori