LAJMI I FUNDIT:

Është nxjerrë në shitje vetura e familjes së diktatorit rumun Çaushesku, ajo ka një çmim fillestar prej 500 euro

Është nxjerrë në shitje vetura e familjes së diktatorit rumun Çaushesku, ajo ka një çmim fillestar prej 500 euro

Një Renault Fuego GTS që i përkiste familjes së liderit të ndjerë komunist rumun Nicolae Çaushesku do të dalë në shitje në një ankand online të planifikuar për 19 maj.

Makina, një dhuratë martese që Zoia Çaushesku e mori nga prindërit e saj, Nicolae dhe Elena Çaushesku, ka një çmim fillestar prej 500 euro, përcjell Telegrafi.

Pas ngjarjeve të vitit 1989, makina u sekuestrua nga Prokuroria e Përgjithshme.

Shtatë vjet më vonë, një urdhër i Prokurorisë urdhëroi pushimin e hetimit penal dhe kthimin e pasurisë personale. Makina përdorej vetëm për udhëtime jashtë Bukureshtit.

Në të njëjtin ankand bëhet e ditur se do të shiten edhe makina të tjera klasike moderne nga koleksionet private apo pasuritë e disa institucioneve.

Më e vlefshme është një Maserati Quattroporte, me një çmim fillestar prej 15,000 euro.

Në vitin 1980 janë prodhuar vetëm 2133 modele të kësaj makine dhe ajo e shitur në ankand në Bukuresht është me numër 606.

Ata që janë të interesuar mund t’i testojnë ato deri më 19 maj dhe më pas mund të bëjnë ofertë për të preferuarin e tyre përmes një llogarie aktive në Artmark.ro. /Telegrafi/