LAJMI I FUNDIT:

A është më mirë të ushtrohet para apo pas kafjallit? Qe çfarë thonë shkencëtarët!

A është më mirë të ushtrohet para apo pas kafjallit? Qe çfarë thonë shkencëtarët!

Kur ushtrimet japin më së shumti efekt dhe djegin më së shumti dhjam, zbulojnë shkencëtarët

Debati mbi atë se kur është më mirë të ushtrohet në mënyrë që të arrihen efekte maksimale vazhdon vite të tëra.


Një shkollë thotë që patjetër të hani kafjall para fitnesi, ndërsa të tjerat propagandojnë ushtrime me lukthin thatë, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri i publikuar në Britani ka konstatuar që ushtrimi me lukth të thatë te njerëzit të cilët janë më të shëndoshë, djeg dyfish më shumë dhjam se ushtrimi pas kafjalli.

Studimi ka përfshirë vetëm meshkujt, gjysma e tyre kanë ngrënë kafjall, dhe ka filluar të ushtrojë, derisa gjysma tjetër ushtrimet i ka bërë me lukth të thatë.

Pasi që trupi nuk ka pasur “karburant”, ka qenë i detyruar të fillojë të shpenzojë karbohidratet, pastaj yndyrat nga rezerva.

Meshkujt të cilët kanë ushtruar pa ngrënë kanë djegur dyfish më shumë yndyra.

Hulumtimi ka zgjatur gjashtë javë dhe gjatë asaj kohe meshkujt të cilët kanë djegur më shumë yndyrë nuk kanë humbur më shumë kilogramë se grupi tjetër.

Mirëpo, nënvizojnë hulumtuesit britanikë, djegia e yndyrës ka pasur efekt “më shumë të dukshëm” në shëndetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori