Është konfirmuar dhe kompletuar marrëveshja e Xhakës me Arsenalin, do të ketë rritje rroge dhe do të zyrtarizohet së shpejti

Transferimi i Granit Xhakës te Roma ka dështuar deh Arsenali së shpejti do ta zyrtarizojë vazhdimin e kontratës për kapitenin.
Mesfushori shqiptar ishte pranë kalimit te Giallorossët, të cilët kanë qenë në bisedime me klubin anglez tash e një kohë.
28-vjeçari ishte prioritet i Jose Mourinhos për përforcimin e mesfushës, mirëpo dy klubet nuk arritën marrëveshje për çmimin e transferimit.

Trajneri i Arsenalit deklaroi të dielën se Xhaka nuk do të largohet nga Emirates Stadium, ndërsa tash është bërë e ditur se zyrtarizimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Nga
Telegrafi
03/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































