LAJMI I FUNDIT:

Është gjetur shkaku i të gjitha sëmundjeve autoimune!

Është gjetur shkaku i të gjitha sëmundjeve autoimune!

Mjekët tani ju zbulojnë se si ato shërohen!

Sëmundjet autoimune janë ato sëmundje të cilat nxisin që sistemi ynë autoimun të reagojë kundër indeve në trupin tonë, mirëpo, pos që e nxisin organizmin tonë kundër vetvetes, ato prodhojnë edhe antitrupa të cilat sulmojnë indet, transmeton Telegrafi.


Shkaku i saktë për shtimin e të sëmurëve është i panjohur, ndërsa disa hulumtime tregojnë lidhjen e tyre me mungesën e vitaminës D, ushqimin me pjesëmarrje të zvogëluar nutrienësh, të ashtuquajtur agjentë infektivë, siç janë viruset dhe bakteret, të cilat mund të jenë iniciuesit e tyre, si edhe me stresin dhe predispozitat gjenetike.

Femrat dyfish më shpesh sëmuren nga sëmundjet autoimune, edhe pse edhe për këtë nuk dihet shkaku.

Drita në fund të tuneli

Megjithatë, ekziston arsye për optimizëm, thekson ekipi i hulumtuesve të universitetit Yale, i cili, siç duket, ka zbuluar shkakun themelor të shfaqjes së sëmundjeve autoimune, si edhe metodat premtuese të shërimit, shkruan „IFLSciense“.

Punimi i publikuar në revistën “IFLSciense”, i ka lidhur reagimet autoimune ndaj baktereve në zorrë të quajtura Enterococcus Gallinarum.

Përgjigjja autoimune thonë që mund të nxitet kur bakteret spontanisht kalojnë nga zorrët në organe të tjera të trupit, siç janë shpretka, mëlçia dhe nyjat limfatike.

Lupusi, artriti reumatoid dhe tiroidii Hashimotit janë vetëm tri nga më shumë se qindra gjendje të cilat përfshihen në këtë kategori. Tani mund t’u shtohet lista e gjatë e sëmundjeve të lidhura me shëndetin e baktereve të zorrëve.

Në studim hulumtuesit me inxhinieringun gjenetik kanë krijuar minj të cilët kanë qenë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve autoimune. Pastaj i kanë analizuar bakteret në zorrët e tyre për t’i identifikuar ato të cilat kanë shkaktuar përflakjen apo kanë qenë të përfshira në prodhimin e antitrupave për të cilat dihet që nxisin përgjigje autoimune. Fajtori ka qenë Enterococcus gallinarum.

Me përdorimin e antibiotikëve apo vaksinave i kanë zvogëluar simptomat, duke eliminuar rritjen e Enterococcus gallinarum.

Shpresojnë që ky hulumtim mund të zhvillojë mundësi të suksesshme të shërimit të sëmundjeve të caktuara autonimune, duke përfshirë sëmundjen autoiumine të mëlçisë dhe lupusit sistemik. Ato qasje do të mund të përmirësonin jetën e pacientëve tashmë me diagnostikimin e sëmundjes autoimune.

Ndër më të fuqishmit janë:

⦁ artriti reumatoid
⦁ sëmundja e gjëndrave tiroide
⦁ sëmundja e Hronit
⦁ celiakia
⦁ diabeti i tipit I
⦁ skleroza multiple
⦁ lupusi
⦁ skleroderma

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori