LAJMI I FUNDIT:

A është Elizabeth II mbretëreshë “shumë modeste” dhe tepër kursimtare? Me shumë mundësi po

A është Elizabeth II mbretëreshë “shumë modeste” dhe tepër kursimtare? Me shumë mundësi po

Mbretëresha Elizabeth, vlera neto e së cilës vlerësohet rreth 500 milionë dollarë amerikanë, njihet për faktin se është e disiplinuar dhe tepër, po tepër kursimtare

Shpesh, mbretëresha është quajtur si “shumë modeste” nga stafi, i cili thotë se në shumicën e kohës, ajo përdor vetëm 6 nga 775 dhomat e Buckingham Palace.


Rrobaqepësja e saj zbuloi për Daily Mirror se ajo përdor rregullisht vetëm dhomën e saj të gjumit, dhomën private të ndenjes, dhomën e veshjes, tualetin, dhomën e audiencës, ku takohet me personalitete dhe dhomën Empire, që funksionon si dhomë pritjeje.

Mbretëresha ripërdor çarçafët e saj duke krijuar mbulesa jastëkësh dhe gjithashtu riciklon letrat e paketimeve.

Biografja Kate Williams tregoi për Daily Express se mbretëresha Elizabeth II i ruante gjithmonë letrat e paketimit të dhuratave pas Krishtlindjeve.

Williams shton se ajo preferon që anëtarët e familjes t’i japin njëri-tjetrit dhurata praktike.

Mbretëresha njihet për dietën modeste; preferon të hajë peshk, perime dhe sallatë. Gjithashtu nuk e ka problem që të përdorë në tryezë enë kuzhine të thjeshta.

“Mbretëresha nuk shqetësohet shumë për ushqimin. Gjithçka që i intereson janë kuajt dhe qentë,” tha për CNN ish-shefja e kuzhinës në mbretëri, Darren McGrady.

Sipas Glamour, në vitin 1989, parukieri i mbretëreshës kërkoi nga marka Essie një ngjyrë specifike manikyri, që është pothuajse pa ngjyrë pasi mbretëresha nuk është e dhënë shumë pas ngjyrave të thonjve. Ajo përdor vetëm Essie Ballet Slippers Blush që kushton më pak se 10 dollarë.

Mbretëresha është shumë e fiksuar me energjinë elektrike. Dikur, vendoste tabela për t’i kujtuar stafit që të fikte dritat. Sipas Cheat Sheet, ka rreth 40,000 drita në pallat, ndaj për të kursyer energjinë, mbretëresha Elizabeth II vendosi që të mos përdoren llamba më të forta se 40 vat.

Burimi: Luxury Launches, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori