Agjentë amerikanë kanë diskutuar për helmimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, tha një dëshmitar në seancën dëgjimore për ekstradimin në Londër dhe dha detaje të tjera për përgjimet në ambasadën ekuadoriane.
Që Julian Assange është spiunuar sistematikisht në ambasadën ekuadoriane, këtë e ka zbuluar që para një viti gazeta spanjolle “El Pais”.
Por këtë javë dy dëshmitarë në seancat dëgjimore të esktradimit në Londër kanë bërë të ditura një sërë detajesh për përgjimin masiv të australianit në pohimet nën betim të anonimizuara për shkaqe sigurie dhe të lexuara nga avokatët e Assange në ditën e parafundit të seancës për ekstradimin.
Dëshmitarët raportojnë për përgjues në çakmakë, për përgjim me video në kohë reale, për përgjim të avokatëve, e të vizitorëve, përfshirë edhe kopjimin e të dhënave gjatë dorëzimit të kompjuterëve dhe telefonave mobilë me shkeljen e ambasadës.
Dëshmitarët bëjnë të ditur edhe drejtimin ku shkoi ky material i grumbulluar ilegalisht – SHBA.
Një nga dëshmitarët madje raportoi për diskutime mes amerikanëve për “masa më esktreme” kundër Assange. Me gjasë është diskutuar edhe për rrëmbimin e tij nga ambasada dhe helmimin.
Kalimi në “anën e errët”
Deklaratat vijnë nga punonjës të firmës spanjolle të sigurisë, Undercover Global, UC Global.
Ajo ishte ngarkuar nga qeveria ekuadoriane me sigurinë e ambasadës së saj në Londër.
Ky ishte vetëm hapi i parë për një porosi edhe më të majme, që themeluesi i UC Global, David Morales duket të ketë pranuar në verën e vitit 2016: Kur Morales u kthye nga një udhëtim në Las Vegas ai u ka thënë punonjësve të tij, se firma ka kaluar në „anën e errët” dhe luan tani në kategorinë e parë falë “miqve amerikanë”, që i mundësojnë UC Global marrëveshje në të gjithë botën.
Në gusht 2019 Morales u arrestua në Spanjë por u lirua me pagesë garancie.
Një gjykatë në Madrid merret me akuzat, se Morales ka shkelur sferën private të Assange dhe ka dhënë informacione të siguruara ilegalisht tek amerikanët. Ndërkohë po heton edhe Prokuroria e Përgjithshme gjermane, e cila ka kërkuar nga autoritetet spanjolle që të ofrojnë rezultatet e hetimeve.
Me gjasë objekt përgjimi kanë qenë edhe qytetarë gjermanë, si Andy Müller-Maguhn, ish-zëdhënësi i Chaos Computer Club dhe mik i Julian Assange.
Porosi: Të vidhen bebelino
Këtë e konfirmoi këtë javë në Londër edhe dëshmitari dy, një ekspert informatike që punonte në vitin 2015 për UC Global.
Ai dha dëshmi, se si ka vepruar praktikisht miqësia e biznesit me partnerët amerikanë.
Për shembull kamerat e sigurisë në ambasadën ekuadoriane janë pajisur me mikrofonë pa dijeninë e punonjësve të ambasadës. Pastaj është krijuar një mënyrë që të merren nga jashtë sinjalet e kamerave në kohë reale.
Dëshmitari raporton për përgjim të gjerë të ambasadës e mbledhjen e të dhënave çdo dy javë.
Për kërkesa të reja të “miqve amerikanë” për informacione të reja deri tek kërkesa për të marrë bebelinot e përdorura të një foshnjeje.
Amerikanët donin të dinin, nëse fëmija ishte i Julian Assange. Në këtë pikë punonjësi i sigurisë nuk ka dashur të bashkëveprojë më.
Ai ka informuar nënën dhe e ka paralajmëruar, që të mos e marrë më me vete foshnjën në ambasadë.
Ndërkohë dihet: Stella Morris është partnerja e Julian Assange dhe ai është babai i dy fëmijëve.
Përgjimi i avokatëve
Amerikanët kanë qenë të interesuar sidomos për avokatët e themeluesit të Wikileaksit, Julian Assange dhe për ujditë me mandatuesin.
Për shkak se Assange i trembej një përgjimi, e shumë e quanin paranojak, ai kishte instaluar një aparat, që prodhonte zhurma në sfond të njohura si “zhurma e bardhë”.
Me këtë ai e prishte në mënyrë efektive përgjimin, që shërbimet e përmirësonin sërish teknikisht.
Dëshmitari dy raporton, se si ai personalisht ngjiste fleta të holla në xhama ku mundësohej përgjimi me mikrofonë lazer nga jashtë. Me sa duket privatësia e bisedave të Assange me avokatët është shkelur rregullisht.
Ish-diplomati britanik dhe ish-ambasador, Craig Murray një mik i Julian Assanges është nga personat e paktë që mund të ndjekin procedurën e ekstradimit në sallën 10 të gjykatës së Londrës, Old Bailey.
Ai ka publikuar foto të dëshimtarëve, por Deutsche Welle nuk e ka mundësinë të verifikojë vërtetësinë e këtyre dokumenteve të kategorizuara si sekret.
Në një dokument të publikuar madje nga Murray, dëshmitari dy raporton për vizita mujore në qendrën e UC Global të një të punonjëseje të ambasadës në Londër. Ky person ka qenë i ngarkuar nga qeveria për sigurinë e ambasadës.
Sipas dëshmitarit ajo ka marrë çdo muaj 20.000 dollarë nga Morales. Me këtë Morales ka dashur të sigurojë që porosia e sigurisë së ambasadës të mbetet tek UC Global.
Të enjten u mbyll seanca pas katër javësh dëgjimi të dëshmitarëve për kërkesën e ekstradimit të SHBA.
SHBA ka ngritur akuzë kundër Assange në katër pika. Më 4 janar gjykatësja Vanessa Baraitser do të japë vendimin e me këtë vendoset edhe nëse Julian Assange do mund të dënohet me 175 vite burgim. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili është objektivi i radhës i Rusisë?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë