Prodhimi vendor i energjisë elektrike gjatë muajit maj të vitit 2026 ka mbuluar pothuajse të gjithë konsumin e brendshëm, duke arritur në 96,5 për qind të energjisë së shpenzuar në vend, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas statistikave zyrtare, prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike në maj arriti në 462.653 MWh, që përfaqëson 96,5 për qind të konsumit bruto të brendshëm të energjisë elektrike.


Nga Enti Shtetëror i Statistikës bëjnë të ditur se prodhimi vendas ka mbuluar pothuajse tërësisht nevojat për energji elektrike gjatë këtij muaji, ndërsa 99,9 për qind e konsumit të përgjithshëm të qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.

Të dhënat pasqyrojnë një nivel të lartë të mbulimit të konsumit me prodhim vendor, duke reduktuar nevojën për importe të energjisë elektrike gjatë muajit maj.