LAJMI I FUNDIT:

ESHR konstaton shkelje të shumta në punën e Fondit pensional të Maqedonisë

ESHR konstaton shkelje të shumta në punën e Fondit pensional të Maqedonisë

Revizioni shtetëror ka zbuluar lëshime në prokurimet publike në Fondin pensional, ku është zbuluar se për disa prokurime të caktuara nuk ka pasur nevojë reale. Vitin e kaluar nga arka e fondit pensional janë shpenzuar rreth 30 mijë euro, pa u zbatuar ligji për prokurim publik.

“Gjatë vitit 2016, ka pasur prokurime të shërbimeve hotelierike, me një total prej një milion e shtatëqind mijë denarë, pa u zbatuar procedurat e duhura për prokurimin publik, që nuk është në përputhje me nenin 17 të Ligjit për Prokurim Publik”, thanë nga Enti shtetëror i revizionit.


Revizorët konstatuan se Fondi për sigurim pensional ka bërë lëshime dhe gjatë prokurimit të kompjuterëve. Nuk kanë pasur kontroll nëse kompania që është dashur t’i pajisë, i plotëson të gjitha kushtet. Janë konstatuar edhe ndryshime në specifikimet e tenderit që ka ndikuar në konkurrencën.

Është favorizuar kompania e cila e ka marrë biznesin.

Vitin e kaluar, revizorët kanë kontrolluar 26 procedura ose 87 për qind të vlerës së përgjithshme të llogaritur të prokurimeve të Fondit pensional. Ndër të tjera, revizorët gjetën se është zgjedhur oferta e kompanisë, e cila nuk kishte qenë aspak e pranueshme. Gjatë prokurimit të energjisë elektrike është zgjedhur ofertë tre herë më e vogël se se është parashikuar. Më këtë nuk ka pasur konkurrencë, ndërsa kompania më pas me aneks marrëveshje ka marrë shumën e vlerësuar prej 300 mijë eurove.

Ushtrues detyre, drejtor i fondit pensional është Shaip Zeneli, kuadër i BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori