I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ka reaguar pas dorëheqjes së Aleksandar Vulinit nga posti i Drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Ai deklaroi se SHBA-ja nuk vendos për vendimet personale të qeverisë serbe, raporton danas.rs.
“Por, qëndrimi ynë për Vulinin është shumë i qartë, ai ka qenë një figurë shumë destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë dhe ju e dini se sanksionet tona u bazuan në këtë”, tha ai në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.
Një përgjigje e ngjashme erdhi më herët edhe nga Ambasada amerikane në Beograd.
“Pozicioni ynë për Vulinin dihet mirë. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të plotë të saj në Evropë dhe në komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd.
Në muajin korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.
Sipas Ligjit për Agjencinë për Siguri dhe Informacion, drejtorin e BIA-s e emëron dhe e shkarkon Qeveria e Serbisë. Meqenëse në Serbi u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 1 nëntor dhe qeveria është në një mandat teknik, pyetja është nëse do të pranohet dorëheqja e Vulinit. Është e sigurt që qeveria teknike nuk mund të emërojë një drejtor të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City