LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Kishim diskutim të mirë me Kurtin, SHBA do të vazhdojë të bëjë çdo gjë për Kosovën

Escobar: Kishim diskutim të mirë me Kurtin, SHBA do të vazhdojë të bëjë çdo gjë për Kosovën

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin lidhur me temat për të cilat biseduan.

Pas takimit me Kurtin, duke folur para gazetarëve, Escobar tha se vendimi i Bankës Qendrore për dinarin ka shkaktuar vështirësi për disa qytetarë të vendit.


“Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”, tha Escobar, duke shtuar se vendimi i BQK-së ua ka vështirësi jetën qytetarëve serbë të Kosovës dhe se SHBA-ja është e shqetësuar.

“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar, transmeton Telegrafi.

Po ashtu theksoi se ka dëgjuar rrëfimet e qytetarëve serbë të Kosovës, për sfidat me të cilat po përballen nga Rregullorja e re e BQK-së.

Escobar në Pejë: Komuniteti serb po vuan shkaku i vendimit për dinarin, duhet një zgjidhje urgjente
Lexo po ashtu Escobar në Pejë: Komuniteti serb po vuan shkaku i vendimit për dinarin, duhet një zgjidhje urgjente

“Janë ata anëtarët më të cenueshëm, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe studentët. Jam prekur nga rrëfimet e tyre se si vendimi i ka prekur ata. Kryeministri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shohë disa nga propozimet që ia kam bërë atij sot”, u shpreh Escobar.

I pyetur për kritikat për një qasje të pabalancuar të SHBA-së karshi Kosovës, Escobar deklaroi se çdo gjë që ka bërë SHBA-ja në vitin e fundit ka qenë për Kosovën.

“Menjëherë pas Ohrit kemi përkrahur kandidaturën tuaj për Këshill të Evropës, kemi përkrahur proceset tuaja demokratike, përfshirë zgjedhjet në veri. Qëndruam me ju pas 24 shtatorit, e kemi marrë vendimin që të ju ofrojnë ‘Javelin’. Më shpjegoni se si është e pabalancuar kjo. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë për Kosovën e do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë shqetësimet tona. Nuk duhet të jetë e vështirë, pasi këta janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë Escobar.

Çështja e dinarit ka tendosur raportet mes Qeverisë Kurti dhe administratës amerikane, teksa zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më herët se ekzekutivi kosovar nuk po i trajton si partnerë.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë.

Vendimi për rregulloren e BQK-së është kritikuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, që kanë argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te popullata serbe që jeton në Kosovë.

Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja ka kërkuar që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje në kuadër të dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Escobar nisi vizitën e tij në Kosovë një ditë më herët, kur u takua me presidenten Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare dhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Pas takimit me Osmanin, emisari amerikan u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Ndërkaq, pas takimit të tyre me emisarin amerikan, disa politikanë serbë u shprehën të “inkurajuar” me qasjen e SHBA-së ndaj disa vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës dhe thanë se kanë marrë garanci nga ai për zgjidhje “në favor të komunitetit serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori