LAJMI I FUNDIT:

Escherichia coli në urinë: simptomat, shkaqet dhe trajtimi nga Klinika Zhan Mitrev

Escherichia coli në urinë: simptomat, shkaqet dhe trajtimi nga Klinika Zhan Mitrev

Infeksionet urinare janë një nga infeksionet më të shpeshta që ndodhin në të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga foshnjat e deri tek të moshuarit, por janë më të shpeshta tek femrat për shkak të strukturës anatomike.

Në këtë artikull nga Klinika Zhan Mitrev, do të ndalemi te infeksionet urinare të shkaktuara veçanërisht nga bakteria Escherichia coli, pasi besohet se 75-95% e të gjitha infeksioneve urinare shkaktohen nga kjo baktere. Ne do t’ju shpjegojmë shkaqet e mundshme të këtij infeksioni, si dhe simptomat të cilat do të jenë shkako i vizitës tuaj tek mjeku nefrolog/urolog ose gjinekolog, si dhe mënyrën e parandalimit dhe trajtimit të tyre.


Shkaqet e infeksionit nga Escherichia coli në urinë
Mjedisi natyror i kësaj bakterie janë zorrët dhe është pjesë e mikroflorës normale të traktit gastrointestinal. Ekzistojnë disa lloje të baktereve të grupit Escherichia, por vetëm një specie është e rëndësishme për patologjinë e njeriut dhe ajo është bakteria Escherichia coli. Ka disa serotipe, vetëm disa prej tyre shkaktojnë sëmundje tek njeriu, të cilat mund të jenë: infeksione të zorrëve, mushkërive apo infeksione urinare.

Escherichia zakonisht merret përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar dhe më pas shkakton sëmundje të zorrëve. Prania e kësaj baktere në traktin urinar ndikohet nga afërsia e zonës anale dhe urinare, lagështia e lëkurës dhe nxehtësia e saj, si dhe zakonet higjienike dhe tualeti jo i duhur në këtë zonë.

Nëse marrim parasysh distancën e vogël ndërmjet zonës anale, vaginale dhe urinare, si dhe kanalin e shkurtër urinar te femrat (3-5 cm), atëherë bëhet e qartë pse ato janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve urinare, ndryshe nga meshkujt të cilët janë të mbrojtur nga një trakt urinar relativisht i gjatë dhe steril. Nëse meshkujt zhvillojnë një infeksion urinar me Escherichia coli, atëherë kjo shoqërohet me moshë më të madhe, zbrazje të vështirë të fshikëzës për shkak të sëmundjeve të kanalit urinar dhe prostatës. Kjo kërkon fillimisht kontrollin dhe trajtimin e sëmundjeve që janë shkak i shfaqjes së infeksionit dhe më pas shërimin e përhershëm të infeksionit urinar.

Transmetimi i infeksionit Escherichia coli mund të ndodhë me përhapje të drejtpërdrejtë nga organet përreth: vagina, mitra, vezoret. Supozohet se bakteriа mund të përhapet nga fshikëza e urinës me ane të enëve limfatike të zorrës së trashë, të infektojë veshkat ose infeksioni të fillojë pikërisht nga këtu. Veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksionit janë personat që kanë faktorë predispozues për zhvillimin e infeksioneve me këtë lloj baktere, dhe këta janë të gjithë ata që përballen me mbajtje urinare për arsye të ndryshme (fshikëz nervoze, ngushtim të kanaleve urinare, gurë në veshka apo rrugët urinare, trupa të huaj). Në këtë kategori përfshihen edhe gratë shtatzëna, si dhe të gjitha ato që kanë imunitet të reduktuar për shkak të një gjendjeje të caktuar shëndetësore kronike (diabeti mellitus, pacientët që marrin terapi imunosupresive, që kanë nevojë për radioterapi etj.).

Simptomat e infeksionit me Escherichia coli në urinë
Në varësi të faktit nëse bakteria ka shkaktuar një infeksion në traktin gastrointestinal, mushkëri apo traktin urinar, simptomat mund të jenë gjithashtu të ndryshme. Këtu do të përmendim simptomat më të shpeshta gjatë zhvillimit të një infeksioni urinar:
Nxitje e shpeshtë për të urinuar
Urgjencë gjatë urinimit
Djegie gjatë urinimit
Rrjedhje e një sasie të vogël e urinës
Erë e pakëndshme dhe urine e turbullt
Prani të gjakut në urinë ose në fund të urinimit
Dobësi e përgjithshme dhe lodhje
Nauze dhe të vjella
Rritja e temperaturës së trupit
Ethe
Humbje oreksi
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, e cila përhapet në fshikëz
Dhimbje në organet gjenitale të jashtme
Dhimbja te meshkujt mund të përhapet edhe në testikuj.
Nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma, mos hezitoni të vizitoni mjekun specialist nefrolog/urolog ose gjinekolog. Duhet pasur parasysh se infeksionet e veshkave janë një gjendje veçanërisht e rëndë, e cila, nëse nuk trajtohet menjëherë nga mjeku nefrolog, mund të çojë në dëmtime të përhershme dhe reduktim të funksionit të veshkave.

Parandalimi i infeksionit të Escherichia coli-t në urinë
Për të zvogëluar mundësinë e zhvillimit dhe përhapjes së infeksionit Escherichia coli, është thelbësore që të:

Mbani një dietë të shëndetshme
Konsumoni të paktën 2 litra lëngje në ditë
Merreni me aktivitet fizik në përputhje me moshën dhe gjendjen shëndetësore
Mirëmbani higjienën e duarve dhe atë personale
Veshni një gardërobë të përshtatshme dhe të brendshme pambuku
Ndërroni në kohë rrobat e banjës të lagura
Bëni tualet të përshtatshëm në zonës gjenitale (fshirja nga përpara në mbrapa)
Kryeni vizitë në kohë te mjeku në rast të shfaqjes së ndonjë prej simptomave që mund të jenë si rezultat i këtij infeksioni.
Trajtimi i infeksionit urinar Escherichia coli
Për të trajtuar siç duhet infeksionин urinar Escherichia coli, mjeku juaj do të marrë një mostër të gjakut dhe urinës suaj për analiza laboratorike dhe mikrobiologjike. Do t’ju referojë për ekzaminime shtesë tek mjeku nefrolog/urolog ose gjinekolog në varësi të simptomave që keni.

Trajtimi medikamentoz do të përcaktohet nga specialisti që do të trajtojë infeksionin Escherichia coli, në varësi të vendndodhjes së infeksionit, pamjes klinike dhe ashpërsisë së simptomave. Mjeku do t’ju rekomandojë një regjim higjieno-dietik që do t’ju duhet t’i përmbaheni dhe do të përcaktojë shpeshtësinë e kryerjes së kontrolleve të rradhës.

Duke pasur parasysh se kјо bakterе mund të shkaktojë infeksione urinare në disa raste, d.m.th. të rikthehet dhe të shndërrohet në një infeksion urinar kronik, madje të bëhet rezistente ndaj terapisë së përshkruar, dhe duke pasur parasysh seriozitetin nëse infekton veshkat, si dhe pasojat, trajtimi i tij iduhur dhe në kohë është tepër i rëndësishëm.

Dr. Katerina Ristoska Specialiste në mjekësinë interne Subspecialiste nefrologe
Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori