LAJMI I FUNDIT:

Eroll Salihu, zgjidhet kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv

Eroll Salihu, zgjidhet kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv

Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka mbajtur edhe mbledhjen e dytë, në të cilën janë zgjedhur organet drejtuese: kryetari, nënkryetari dhe sekretari për mandatin 2021 – 2024.

Kryetar është zgjedhur Eroll Salihu, i cili ka përvojë si jurist dhe në menaxhimin e organizatave sportive. Salihu është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëherit  anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së.

Nënkryetar është zgjedhur Armend Krasniqi, ndërsa sekretare, Jehona Shyti.

Të nëntë anëtarët që e përbëjnë KAS-in, janë juristë, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë e fundit Zgjedhore të KOK-ut, pas propozimeve të ardhura nga federatat sportive.

Në kuadër të KAS-it funksionon edhe rregullorja për procedurat e zgjidhjes së konflikteve, e miratuar në Asamblenë e Punës së KOK-ut.

Funksionalizimi i KAS-it, është i rëndësishëm për federatat sportive, për klubet dhe gjithë sportin e Kosovës, sepse zgjidh të gjitha konfliktet mes federatave, klubeve dhe sportistëve.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori