Dy artistë të tjerë janë bërë bashkë për të sjellur një duet të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Elgit Dodën, të cilët janë punuar bashkë për këngën e re.


Dyshja prej ditësh kanë njoftuar se një projekt i ri nga ata është rrugës, dhe tashmë dyshja kanë zbuluar edhe kohën e lansimit.

Screenshot 4 71 Foto: Elgit Doda/Instagram

Në një postim që ka bërë së fundmi Elgiti ka njoftuar se dueti i ri me Ermalin pritet të publikohet nesër (e premte).

"Nesër, ora 18:00", ka shkruar këngëtari nga Shqipëria në një postim në InstaStory.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy këngëtarët që njihen për hite të shumta. /Telegrafi/