LAJMI I FUNDIT:

Eriksen pothuajse e refuzoi Manchester Unitedin, por në fund ndërhyri Ten Hag

Eriksen pothuajse e refuzoi Manchester Unitedin, por në fund ndërhyri Ten Hag

Christian Eriksen pothuajse u tërhoq nga transferimi te Manchester United, por në fund me futjen në lojë të trajnerit Erik ten Hag situata ndryshoi.

Danezi nënshkroi për Man United të premten pasi kishte mbetur pa kontratë me Brentfordin, ndërsa për “Djajtë e Kuq” ai ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare.


Sipas mediave angleze, danezi kishte hezituar për një lëvizje në klubin e njohur.

Burime pranë lojtarit tregojnë se ai nuk ishte i sigurt për t’u bashkuar me Man United, pasi ata po nisnin një epokë të re nën trajnerin Erik ten Hag, edhe pse kishin ofertën financiare më të mirë se klubet e tjera në garë.

Eriksen u bind përfundimisht pas bisedimeve me trajnerin Ten Hag, me të cilin ai punoi në Ajax, kur po provonte të rikthehej në aksion vetëm disa muaj pasi pësoi atak kardiak në fushë gjatë Euro 2020.

Danezi bëhet nënshkrimi i dytë i madh i Man United nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag pas ardhjes së mbrojtësit të majtë Tyrell Malacia nga Feyenoord. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori