Nga një superndeshje përballe Francesco Tottit, te një zënkë me trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi, mosgrumbullimi me kuqezinjtë dhe më pas te stërvitja me fëmijët e akademisë së Viktoria Plzen. Kjo është parabola e dy muajve të fundit së Ergys Kaçes, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
Futbollisti 23 vjeçar ka përfunduar jashtë planeve të klubit çek dhe prej disa javësh nuk është më pjesë e formacionit. Sipas mediave greke, ai ka kërkuar që të kthehet te PAOK, klubi i cili e huazoi te Plzen, por situata nuk është edhe aq e thjeshtë.
Për një arsye apo një tjetër, Kaçe nuk bën pjesë në planet e klubit dhe e ka parë veten vazhdimisht në tribunë, as në solin e rezervave. Gjatë javës së kaluar, Kaçe kërkoi tre ditë leje nga klubi i tij dhe u kthye në Greqi, për të takuar familjen, shkruan panorama.
Por gjatë qëndrimit në Selanik, ai u pranoi miqve të tij se e kishte të pamundur të vazhdonte të qëndronte të Viktoria. Ai u tregoi gjithashtu se pas kthimit në Republikën Çeke, do të ishte i detyruar të stërvitej me ekipin e dytë, pasi klubi e kishte njoftuar me SMS.
ituata është përkeqësuar që pas fundjavës. Mediat greke tashmë raportojnë se lojtarit i kanë marrë edhe makinën që i ka dhënë klubi si dhe nuk i japin as pantoflat për dush pas stërvitjeve.
Ndërkohë, ai kryen stërvitjen përkrah fëmijëve të akademisë, në një situatë absurde për një lojtar profesionist i cili deri pak muaj më parë kishte pretendime që të transferohej në kampionatin italian.
PAOK, i cili zotëron kartonin e lojtarit, është i informuar për këtë situatë, por nuk mund të bëjë asgjë deri në dhjetor, kur mbyllet pjesa e parë e kampionatit në Republikën Çeke. Futbollisti është dhënë me të drejtë huazimi deri në fund të sezonit dhe Viktoria Plzen mund të vendosë ta mbajë atë deri në qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës
Courtois, Gavi, Pogba dhe yjet e tjerë të futbollit që nuk do të luajnë në Euro 2024
“Nuk kam parë kurrë një lojtar si ky”, Havertz bën një pretendim të madh për yllin e Arsenalit
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'