LAJMI I FUNDIT:

ERGO SUM

ERGO SUM

Poezi nga: Julio Florez
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ja imazhi pikë për pikë
i një poeti shumë “të madh”
duke mos qenë aspak gjigand
desh me qenë i tillë një ditë;
veçse pas një lufte të vështirë,
u mund, dështoi dhe mbeti shtrirë,
u përpoq i gjori, si askush,
të mbante gjallë atë dëshirë,
por tashmë mbeti veçse një xhuxh
që pret t’i dalë ëndrra me pahir.


____________
* Cogito, ergo sum lat – mendoj, pra jam, thënie e filozofit dhe matematikanit frëng René Descartes (1596-1650)