LAJMI I FUNDIT:

Erërat me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë, e hodhën balenën 25 metra larg bregdetit (Foto)

Erërat me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë, e hodhën balenën 25 metra larg bregdetit (Foto)

Stuhia që përfshiu arkipelagun Shetland të Skocisë, me erëra që lëviznin deri në 150 kilometra në orë, e kanë hedhur një balenë 25 metra larg bregut të detit.

Kalimtarët që po shëtisnin në atë zonë, e gjetën kur kishte nisur të dekompozohej, një javë pasi moti ishte qetësuar, transmeton Telegrafi.


Balena e hedhur në breg

Besohet se balena ishte ndarë nga grupi, ndërsa ka ngordhur menjëherë si pasojë e peshës së rëndë gjatë përplasjes.

Kalimtari pranë trupit të ngordhur

Kjo është një humbje mjaft e madhe, pasi kishte një trup të shëndosh dhe do të ndihmonte në shumimin e llojit që është në rrezik të zhduket. /Telegrafi/