LAJMI I FUNDIT:

Erdogan tregon zbulimin e një rezerve të re me naftë, thotë se Turqia nuk do të varet më nga të tjerët në energji

Erdogan tregon zbulimin e një rezerve të re me naftë, thotë se Turqia nuk do të varet më nga të tjerët në energji

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar një zbulim të ri të një rezerve të re të naftës në rajonin lindor të vendit të tij.

“Dëshiroj të ndaj disa lajme të reja të mira. Ne kemi zbuluar rezerva nafte me një kapacitet prodhimi prej 100 mijë fuçi në ditë në Cudi dhe Gabar”, ka thënë presidenti Erdogan në një ceremoni të hapjes së termocentralit diellor Karapınar dhe projekteve të tjera të sapo përfunduara në provincën qendrore të Konya.


Duke theksuar se nafta e sapo zbuluar pranë provincës Şırnak “ka një strukturë të cilësisë së lartë”, Erdogan tha se, “Turqia nuk do të varet më nga të tjerët në energji, por do të bëhet një eksportues i energjisë”.

Ai njoftoi se nafta e zbuluar në një thellësi prej 2.600 metrash do të nxirret “me 100 puse dhe do të përmbushë një të dhjetën e përdorimit tonë të përditshëm”.

Erdogan po ashtu njoftoi se pusi i naftës në Gabar mban emrin e një mësueseje të re të muzikës, Aybüke Yalçın, e cila u vra në “një sulm terrorist” në vitin 2017 në Turqisnë juglindore.

Yalçın (22-vjeçare) iu nënshtrua plagëve të saj pas një sulmi që kishte objektiv makinën e kryebashkiakut të rajonit Kozluk në provincën Batman më 9 qershor të vitit 2017.

Ajo po udhëtonte me një minibus që ishte pjesë e autokolonës.

“Fusha jonë e re, pusi Aybüke Yalçın, shpresojmë të sigurojë më shumë naftë sesa prodhohet në të gjithë vendin”, u shpreh Erdogan.

Lidhur me centralin bërthamor Akkuyu, Erdogan tha se vendi do të jetë në gjendje të plotësojë 10 për qind të nevojave të tij për energji nga centrali dhe njoftoi se një central i dytë bërthamor mund të ndërtohet në Sinop.

Duke u zotuar se do të heq terrorin nga agjenda e Turqisë, Erdogan tha se vendi do të kapërcejë të gjitha pengesat që e pengojnë Turqinë të vendosë pasuritë e vendit në dispozicion të kombit. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori