LAJMI I FUNDIT:

Erdogan shpall fitoren, opozita pret rezultatin zyrtar

Erdogan shpall fitoren, opozita pret rezultatin zyrtar

Njeriu që e ka dominuar politiken turke për më shume se një dekadë, fitoi zgjedhjet e një dite më parë, e jo vetëm çimentoi kështu pozitat e tij, por mund ta zgjeroje ndjeshëm pushtetin e vet.

Rexhep Tajip Erdogan fitoi një mandat te ri 5 vjeçar pas triumfit që në raundin e parë. Mediat shtetërore thonë se Erdogani mori 53% nga 99% të votave të numëruara, ndërsa rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince vetëm 31%. Opozita ende nuk e ka pranuar humbjen zyrtarisht, por thotë se pavarësisht të gjithave, do të vazhdoje luftën e saj demokratike.

Ajo ka hedhur hije dyshimi mbi rezultatet e paraqitur ne media dhe po pret ato përfundimtaret, që shpallen të premten. Prej vitesh të tera, këto konsiderohen zgjedhjet ku u luftua më ashpër dhe ato që do t’i japin Erdoganit fuqi të mëdha me presidencën e tij të re ekzekutive.

Kushtetuta e ndryshuar e vendit shkrin postin e kryeministrit dhe kompetencat e tij ia kalon Kreut të Shtetit. Ndryshimet u miratuan me referendum vitin e kaluar nga 51% e zgjedhësve dhe duhet të hyjnë në fuqi pas votimeve të së dielës.

Kritiket argumentojnë se në këtë mënyrë, do të ketë shume pushtet të përqendruar në duart e një personi të vetëm dhe se sistemit të ri turk i mungojnë elementet balancues e ato verifikues qe gjendet në presidenca të tjera ekzekutive si ajo e Francës apo të SHBA, transmeton tch.

Në fjalimin e vet të fitores, Erdogani e bëri të qartë se cila do të jetë në vazhdimësi linja e tij: Goditja e grupeve terroriste dhe çlirimi i tokave siriane në mënyrë që emigrantët të nisin e të kthehen atje.

Fitorja e Erdoganit u festua me dalje ne rrugë, brohorima e pankarta në Prizrën, ndërsa një urim i përzemërt i erdhi atij nga presidenti Hashim Thaçi. Në sfondin e mosmarrëveshjeve të mëdha që shkaktoi në vend deportimi arbitrar i 6 shtetasve turq, Thaçi e përshëndeti në “Twitter” fitoren e Erdoganit duke përcjelle dëshirën për vazhdimësinë e bashkëpunimit të mirë mes Kosovës dhe Turqisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori