LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërkon të lehtësohen sanksionet kundër Rusisë

Erdogan kërkon të lehtësohen sanksionet kundër Rusisë

Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që t’i lehtësohet jeta presidentit rus, Vladimir Putin.

Në samitin e G20-ës, presidenti turk ka kërkuar që të plotësohen pjesërisht kërkesat e Rusisë për “marrëveshjen e grurit” dhe të lehtësohen sanksionet ndaj Rusisë.


“Po flasim për sigurimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave dhe lidhjen me sistemin SWIFT”, pohoi lideri turk.

Kujtojmë se i pari i shtetit të Turqisë është takuar javën e kaluar me liderin rus, ku ka diskutuar edhe për luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka kërkuar që të mos hiqen sanksionet. Ai theksoi se “në këtë situatë forca funksionon dhe jo kompromisi”.

Ndryshe, Udhëheqësit e njëzet ekonomive më të fuqishme të botës filluan sot takimin e tyre vjetor në New Delhi duke i dhënë përparësi anëtarësimit të përhershëm të “Bashkimit Afrikan”.

Por, blloku mbetet thellësisht i ndarë në lidhje me luftën në Ukrainë, ku vendet perëndimore këmbëngulin për dënime më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët kërkojnë që grupi të fokusohet në çështje më të gjera ekonomike.

Fillon samiti i G20, blloku i ndarë për luftën në Ukrainë - Unioni Afrikan i bashkohet vendeve më të fuqishme ekonomike
Lexo po ashtu Fillon samiti i G20, blloku i ndarë për luftën në Ukrainë - Unioni Afrikan i bashkohet vendeve më të fuqishme ekonomike

Sipas një draft deklarate nga samiti, negociatorët nuk arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet rreth luftës në Ukrainë, duke i lënë udhëheqësit të arrijnë një kompromis nëse është e mundur.

Në mungesë të një marrëveshjeje, India do të duhet të lëshojë një deklaratë të kryetarit, e cila do të thotë se G20 nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët për herë të parë në 20 vjet samitesh. /Telegrafi/