Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se ai dhe homologu i tij amerikan Donald Trump diskutuan krijimin e një zone të sigurt në Siri.

Siç tha presidenti turk, ai kishte një bisedë telefonike "pozitive" me Trump, transmeton Reuters.


Bisedimet midis Erdoganit dhe Trump erdhën pasi ky i fundit kërcënoi të shkatërronte ekonomikisht Turqinë nëse forcat turke sulmojnë kurdët në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane. /kp/Telegrafi/