LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi: Nëse nuk do isha këngëtare, do bëhesha psikologe

Era Istrefi: Nëse nuk do isha këngëtare, do bëhesha psikologe
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Nexus Radio”, në Amsterdam.

Ajo ka folur rreth më të rejave në karrierën e saj, gjersa nuk ka hezituar tu tregojë fansave të këtij shteti, se cili do të ishte vërtet profesioni i saj, në qoftë se ajo nuk do të ishte këngëtare.

https://www.instagram.com/p/BqTmGDvj_hA/


“Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut”, ka thënë Istrefi.

Është dëgjuar mbi 96 milionë herë brenda vitit - Spotify publikon statistikat edhe për Era Istrefin
Lexo po ashtu Është dëgjuar mbi 96 milionë herë brenda vitit - Spotify publikon statistikat edhe për Era Istrefin

E njëjta, më pas ka folur për suksesin e saj si interpretuesja e himnit të kampionatit Botëror 2018.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2019 (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ajo tha se ishte moment i pabesueshëm fakti që pati mundësinë të performojë krah emrave si Will Smith dhe Nicky Jam, në “Luzhniki Stadium”, në Rusi.

“Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme”, ka treguar më tej Era.

Përndryshe, është përfolur në media se ajo po planifikon që së shpejti të sjellë një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefi. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BqurSQ4DRQJ/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Kalo në kategori