LAJMI I FUNDIT:

Era e fuqishme përplas këmbësorët sikur të ishin kukulla (Video)

Era e fuqishme përplas këmbësorët sikur të ishin kukulla (Video)

Qytetarët e kanë pasur të vështirë të ecin nëpër rrugët e S’Hertogenboch të Holandës, shkaku i erërave të fuqishme.

Stuhia që arrinte deri në 140 kilometra në orë, i ka rrëzuar disa prej tyre sikur të ishin kukulla, ndërsa të tjerët vraponin për t’i ndihmuar, transmeton Telegrafi.


Dëmtime kanë pësuar edhe disa struktura metalike, si dhe kulmet e ndërtesave.

Videoja e postuar më poshtë, është përmbledhje e dëmeve të shkaktuara, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Telegrafi/