Episodi i 15-të i “Egjeli”: Krisje në lidhjen e Mixhës Shneq dhe Tetës Gjyli
Në platformën Gjirafa është lansuar episodi i 15-të i komedisë televizive, “Egjeli”.
E gjitha nis me një moment shpërthimi të Mixhës Shneq, i cili duket i dëshpëruar, për të vazhduar me dëshpërimin e Tetës Gjyli, të cilën përpiqet ta qetësojë Liki.
Gjatë këtij episodi duket të ketë një krisje në lidhjen ndërmjet Mixhës Shneq dhe Tetës Gjyli.
Shneqës i kthehet femra nga Kroacia, ndërsa Teta Gjyli e cila është shtatzënë reagon me xhelozi.
Të gjitha episodet e hit serialit “Egjeli” mund t’i shikoni në platformën GjirafaVideo.
Ndërkaq, episodin e 15-të mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































