LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxhaj flet për rastin “Rikallo” (Video)

Enver Hoxhaj flet për rastin “Rikallo” (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për emërimin e Nenad Rikallos në krye të Ministrisë së Bujqësisë si dhe dyshimet për të kaluarën e tij.

Hoxhaj në intervistën për Telegrafin ka thënë se nuk dëshiron të japë vlerësim lidhur me të kaluarën e ministrit serb, pasi nuk ka informata të plota.


“Unë nuk dua të jap vlerësim meqenëse nuk kam informata të plota. Por ajo çfarë kam lexuar në media është shqetësuese… Por kjo është temë që i takon prokurorisë. Prokuroria do të duhej ta shoh rolin e tij në të kaluarën dhe nuk dua të jap vlerësim politik për fatin e tij politik meqenëse është partner i koalicionit”, tha Hoxhaj.

Ai tha se i takon kryeministrit të vendos për kabinetin qeveritar se si do të duket.

“…Por është temë që do të duhej të ballafaqohemi, por duhet ta lëmë që drejtësia ta thotë fjalën e fundit… Duhet ta respektojmë ligjin, është detyrë e prokurorisë të ofrojë qartësi”, tha Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri tha se nuk mund të tërhiqen paralele ndërmjet Nenad Rikallos dhe Aleksandër Jabllanoviqit, i cili sipas tij, në kohën sa ishte ministër në qeverinë Mustafa ka bërë deklarata të qarta, në përmbajtje raciste dhe të papranueshme.

“Vendimi i i Isa Mustafës në atë kohë ka qenë i drejtë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori