LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani ngrit kallëzim penal kundër kryeprokurorit Lumezi

Enver Hasani ngrit kallëzim penal kundër kryeprokurorit Lumezi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, dhe Sevdije Morina prokurore e Prokurorisë Speciale.

Në kallëzimin penal prej 11 faqesh, të lartpërmendurit nga Hasani cilësohen si pjesë e një “grupi kriminal”.


Pas dënimit, Hasani akuzon kryeprokurorin se e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës
Lexo po ashtu Pas dënimit, Hasani akuzon kryeprokurorin se e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës
Kryeprokurori Aleksander Lumezi i kundërpërgjigjet Enver Hasanit, thotë se do të ngritë padi kundër tij
Lexo po ashtu Kryeprokurori Aleksander Lumezi i kundërpërgjigjet Enver Hasanit, thotë se do të ngritë padi kundër tij

“Qartë shihet se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal dhe që është i njëjti në dy raste të nisura ditën e njëjtë”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal, përcjell KosovaPress.  Hasani përmes këtij kallëzimi pretendon se proceset hetimore ndaj tij viteve të fundit kanë qenë hakmarrje e kryeprokurorit Lumezi.