LAJMI I FUNDIT:

Enrique konfirmon largimin nga Barcelona gjatë verës

Enrique konfirmon largimin nga Barcelona gjatë verës

Pas fitores ndaj Sporting Gijonit me rezultat 6-1, Luis Enrique ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk do të jetë pjesë e Barçës në sezonin e ri, duke konfirmuar kështu largimin gjatë verës.


“Kështu është mënyra ime e punë dhe duhet të largohem. Kam nevojë për pushim”.

“E falënderoj klubin për besim, ishin vite të paharrueshme”, ka thënë Enrique.

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë në La Liga me 57 pikë, dy më shumë se Real Madridi, por Los Balancos kanë dy ndeshje më pak. /Telegrafi/