Këngëtari i njohur dhe një nga joshësit më të mëdhenj latinë, Enrique Iglesias, nuk i ka marrëdhëniet më të mira me të atin, këngëtarin Julio Iglesias, ndërsa raportet e acaruara dolën në pah edhe më shumë pasi vendosi të hiqte dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij.
47-vjeçari refuzoi trashëgiminë e legjendës së muzikës për shkak të distancimit të tyre dhe përçarjes që ka mbretëruar mes tyre prej vitesh.
Ndonëse janë babë e bir dhe konsiderohen ndër artistët më të mëdhenj në botë, realiteti është se përpjekja për t’i afruar ka qenë e kotë. Ata prej shumë vitesh nuk kanë komunikim të mirë dhe të dy kanë shkuar në rrugë të ndara.
Nuk janë zbardhur arsyet e vërteta të kësaj marrëdhënieje babë e bir, por shumë pohojnë se problemi qëndron te konkurrenca e madhe profesionale që i ka larguar shumë nga njëri-tjetri.
Enrique e ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për trashëgiminë e babait të tij, pasi së bashku me gruan Anna Kournikova ka ndërtuar perandorinë e tij, pa ndihmën e prindërve.
“Marrëdhënia e tij me të atin nuk ka qenë kurrë ndër më të mirat. Vitet kalojnë pa folur, madje as në telefon. Enrique beson se e ndërtoi karrierën e tij pa ndihmën e tij”, ka thënë për El Nacional një burim i afërt me familjen e tyre.
Ndryshe, pasuria e Julio Iglesias llogaritet në më shumë se 800 milionë euro dhe krahas suksesit në muzikë, këtë pasuri e ka arritur edhe si sipërmarrës.
Julio ka investuar shumë në ‘Punta Cana Real Estate’ në Republikën Domenikane, duke zotëruar një të tretën e pasurive të paluajtshme dhe bizneseve në zonë, duke përfshirë aeroportin e qytetit. Ai zotëron një pronë luksoze në Marbella me më shumë se 230 hektarë tokë, disa pallate në Miami, një ishull në Bahamas, një aeroplan privat me vlerë 45 milionë dollarë, një zinxhir restorantesh, një markë vodka, një bodrum vere prej më shumë se 30 milionë euro, automjete luksoze (mes të cilave bien në sy dy Rolls Royce të kaltër), madje edhe aksione në një kompani kozmetike.
Trashëgimia e tij është me të vërtetë mbresëlënëse dhe padyshim se vendimi i djalit të tij këngëtar për të hequr dorë nga pjesa e tij, nuk ishte një vendim i lehtë.
Julio, i cili festoi ditëlindjen 79-të në fund të shtatorit, ka tetë fëmijë nga dy martesa, ndërsa Enrique duhej të kishte trashëguar 100 milionë euro, aq sa vlerësohet të jetë pasuria e tij e bërë vetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën