Eni Koçi ka qenë kohët e fundit e përfolur për linjat trupore, por edhe supozimet rreth një lidhje me këngëtarin Genc Prelvukaj.

Por, deri më tani dyshja nuk e kanë pohuar dhe mohuar romancën e tyre duke ia lënë kohës që të dëshmojë të vërtetën.


Megjithatë këngëtarja së fundi ka publikuar videon më të re që flet për një dashuri që tashmë ka përfunduar.

Screenshot 5

"Jemi dashtë", titullohet kënga e re e bukuroshes sonë dhe nuk dihet se kujt i dedikohet klipi.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Genc Prelvukaj ndërsa videon e ka realizuar Brlack Fish Entertainment.

Ndryshe, Eni pritet që të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit 2018 gjersa do të jetë e pranishme në një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/