LAJMI I FUNDIT:

Enën që e përdornin për para të ima, doli të jetë artefakt kinez i vjetër 600 vjet (Foto)

Enën që e përdornin për para të ima, doli të jetë artefakt kinez i vjetër 600 vjet (Foto)

Një enë e lashtë kineze, që ishte përdorur për të lënë paratë e ima, është shitur për 200 mijë funte, pasi doli të jetë një artefakt i lashtë 600 vjet.

E tëra që dihet, është se është punuar për perandorin, që ka shërbyer në fillim të periudhës Ming, transmeton Telegrafi.


Por, nuk dihet se si përfundoi në një familje të zakonshme, në Somerset të Anglisë, që e kishin lënë në një dhomë të zbrazët, sipër një dollapi rrobash dhe të gjithë hidhnin paratë e ima prej xhepave.

Ena e vjetër 600 vjet

Zyrtarët e ankandit kanë mbetur duke u dridhur, kur familjarët e sollën atë në një kuti të mbushur me gazeta, me besimin se mund ta shitnin deri në një mijë funte.

Brendësia me diametër 29 centimetra

Ena numër një nga dhjetë, me njëshin që tregon për formën më të madhe, besohet se është përdorur për të shërbyer ushqim. Ka diametër prej 24 centimetrash, pjesa e jashtme është e ndarë në dy nivele, teksa qëndron të tri këmbë të dekoruara. /Telegrafi/