Ajo takoi nënën që lindi fëmijën e parë të vitit 2012 në këtë qendër, Bukurije Musën, 32 vjeçe nga Vushtrria, si dhe i uroi asaj për fëmijën e lindur, Enea, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

E gjatë 54 centimetra dhe me peshë gati 4 kg, Enea është në gjendje të mirë shëndetësore, sikurse e edhe e ëma e saj.


Jahjaga përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, si dhe në të gjitha klinikat e tjera, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. /Telegrafi/