Ëndrrat mund të zbulojnë simptomat e sëmundjes – madje shumë vite më herët

Ndërdija i di të gjitha – duke tërhequr vërejtjen, ëndrrat mund të paralajmërojnë edhe dhjetë vjet më herët simptomat e para të sëmundjes, thotë dr. Oscroft, nga Cambridge.
Psikologët pajtohen që porositë e ëndrrave assesi nuk duhet injoruar, sepse pikërisht nga to mund të lexojmë të dhëna të rëndësishme mbi sëmundjet nga të cilat do të mund të sëmureshim.
Po kështu me shekuj të tërë thotë edhe tradita popullore, transmeton Telegrafi.
Zemra e dobët dhe ankthi i natës
Nëse ju mundon shpesh ankthi i natës, kjo mund të jetë vërejtje për problemet me zemrën, migrenën apo gjumë tepër të paktë. Ankthet e pakëndshme të natës mund t’i shkaktojnë edhe ilaçet për shtypjen e gjakut nga llojet beta-bllokuese.
Migrena vjen me zemërimin
Ankthet e natës dhe gjumi i keq plot me zemërim dhe agresion mund të jetë edhe vërejtje që do t’ju sulmojë migrena. Nëse ëndërroni çdo natë që po ju ndjekin apo që jeni të sulmuar, ëndrrat e tilla stresuese mund të jenë parashenjë e hershme e sëmundjes së trurit apo e sëmundjes neurodegjenerative si p.sh. sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit.
Përndjekja për shkak të alkoolit
Konsiderohet që njerëzit të cilët rregullisht përjetojnë ëndrrat në të cilat janë të përndjekur apo të sulmuar, vuajnë nga çrregullimi i sjelljes në fazën REM të gjumit. Forma akute e këtij çrregullimi mund të shfaqet edhe gjatë lënies së alkoolit dhe ilaçeve sedative-hipnotike.
Ëndrrat bizare, të paharrueshme
Mund të tërheqin vërejtjen në infeksion apo për fillim të menopauzës. Infeksionet mund të shkaktojnë gjendjen gjysmë të zgjuar, e cila është iniciues i ëndrrave bizare. Edhe dehja klasike mund të jetë iniciues për ëndrra të tilla, të cilat më së shpeshti shfaqen në mëngjes, sepse atëherë ndikimi i alkoolit dobësohet, ndërkaq gjendja e tillë ndikon në kiminë e trurit dhe krijon ëndrra të çuditshme.
Ëndrrat gjatë shtatzënisë
Shumica e nënave dëshmojnë se si në shtatzëni kanë pasur ëndrra piktoreske dhe shqetësuese, mirëpo tek to është i vogël rreziku nga depresioni i paslindjes.
Ëndrra e posaçme në menopauzë
Sipas dëshmive të shumicës së femrave, janë posaçërisht karakteristike ëndrrat piktoreske edhe gjatë kohës së menopauzës, ndërsa supozohet që shkaktarë janë fluktuacionet hormonale, transmeton Telegrafi. Nëse ju duket që po ëndërroni më shumë se zakonisht, pas perdes së asaj ngritjeje të ëndrrave gjithashtu mund të jetë fluktuacioni i hormoneve për ç’shkak femrat shpesh shumë më tepër ëndërrojnë gjatë kohës së të përmuajshmeve. Është koha që të ngadalësoni.
Ëndërroni më shumë se zakonisht
Kjo mund të jetë edhe pasojë e dhembjeve kronike, lënies së ilaçeve kundër depresioneve apo për shkak që flini në dhomë tepër nxehtë apo tepër ftohtë. E gjithë kjo pengon gjumin dhe shkakton zgjim të shpeshtë gjatë fazës REM për shkak të së cilës ju kujtohen më shumë ëndrra dhe besoni që po ëndërroni më shumë se zakonisht. Nëse natën dhe herët në mëngjes ju zgjojnë ëndrrat, kjo mund t’ju tërheqë vërejtjen në depresion dhe do të jetë shenjë që jeni nën shtimin e stresit apo që keni tepricë të peshës trupore. Iniciues për ëndrra të tilla mund të jenë ushqimet e yndyrshme. Ata të cilët janë nën stres të madh apo vuajnë nga depresioni, më herët hyjnë në fazën REM, më herët i “shëtisin” ëndrrat dhe më herët edhe i zgjojnë.
Shenjat e stresit
Stresi shpesh manifestohet me ëndrra katastrofike dhe frikësuese, gjë që shumica ëndërrojnë që po vjen një valë e madhe e baticës apo që po i vonohet aeroplani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Fibromialgjia, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Fibromialgjia, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Pija më e mirë për heqjen e gëlbazës: Ju çliron nga bakteret dhe viruset e grumbulluara në rrugët e frymëmarrjes

Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Preparatet shtëpiake për luftën kundër inflamacionit të telave të zërit

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal