LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e madhe e ndërprerë në gjysmë e talentit Lorik Aliu, mund të vazhdojë nga Llapi

Ëndrra e madhe e ndërprerë në gjysmë e talentit Lorik Aliu, mund të vazhdojë nga Llapi

Futbolli i Kosovës ani pse në kushte shumë të rënda, gjithmonë ka nxjerrë futbollistë të cilët kanë arritur që të lënë gjurmë edhe në kampionate të forta në Evropë.

Vite më parë, Lorik Aliu është konsideruar një ndër lojtarët më të talentuar kosovar.


Futbollisti i cili është aktivizuar në pozitën e mesfushorit, ka qenë pjesë e klubit të Prishtinës ndërkohë që pas vetëm një stërvitjeje në një kamp të organizuar për talente në Shqipëri, e pati bindur edhe përzgjedhësin e Kombëtares së Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagiq, për tu bërë më pas pjesë e Kombëtares kuqezi për këtë grupmoshë, shkruan insporti.

Megjithatë, karrierë e futbollistit shtatlartë nuk ka shkuar ashtu siç pritej nga të gjithë.

Lëndimet e rënda ia pamundësuan zhvillimin në sportin më të popullarizuar në botë.

Loriku pësoi lëndime të ligamenteve dhe u desh që t’i nënshtrohej disa operimeve, teksa tash e katër vite është larguar nga puna që ai e do më së shumti, futbolli.

Gjithsesi, Lorik Aliu tashmë 22-vjeçar do të tentojë edhe një herë që ta ndjek ëndrrën e tij.

Tash e disa ditë është duke u stërvitur me skuadrën e Llapit nga Podujeva.Aliu në një prononcim për Insporti.com e zbulon gjendjen aktuale.

“Tash e tri javë kam filluar që të stërvitem me skuadrën e Llapit. Të shohim se si do të shkojnë punët me lëndimin”, ka thënë Lorik Aliu për Insporti.com.

“Nëse përgatitem mirë dhe nuk kam probleme me gju, do firmosja me Llapin. Është herët që të flasim njëherë. Do të tentoj që ta provojë edhe një herë futbollin. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, potencoi Lorik Aliu

Talentin e tij e pati zbuluar edhe ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku në një kamp të organizuar me lojtarë të ri në Obiliq.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori