LAJMI I FUNDIT:

Endrick ka mbërritur tashmë në Madrid

Endrick ka mbërritur tashmë në Madrid

Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick është tashmë në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Nënshkrimi i ri nga Real Madrid, i cili do të jetë pjesë e skuadrës nga muaji korrik, kur të mbushë 18 vjeç, zbarkoi në terminalin 2 të Barajas rreth orës tre pasdite në një fluturim nga Bostoni që ndaloi në Lisbonë.


17-vjeçari pozoi me kopertinën e gazetës MARCA përpara se të hipte në një taksi për në Real Madrid City.

Futbollisti brazilian, i cili sapo ka fituar Brasileiraon e tij të dytë me Palmeiras, ka përfituar nga pushimet e tij për të ardhur në kryeqytetin spanjoll që të takohet me të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe ambientet e klubit të bardhë.

Përveç kësaj, sulmuesi i talentuar do ta ndjek ndeshjen e radhës të Real Madridit kundër Villarrealit, e cila do të luhet në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas.

Më pas ai do të kthehet në Brazil për të vazhduar pushimet e tij të merituara dhe ai nuk do të kthehet në stërvitje deri në mes të janarit kur fillon kampionati Paulista.

I veshur me një xhaketë na marka e njohur Dolce Gabbana, ylli i ri brazilian mbërriti i shoqëruar nga nëna e tij, pasi pjesa tjetër e familjes së tij dhe përfaqësuesi i tij do të mbërrijnë me një fluturim tjetër nga Sao Paulo.

Ata do të shijojnë ditët e tij të para në Madrid me një agjendë të ngushtë këtë fundjavë me programin që klubi mbretëror ka hartuar për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori