LAJMI I FUNDIT:

Endrick mezi pret t’i bashkohet Real Madridit: Do të kemi histori të madhe së bashku

Endrick mezi pret t’i bashkohet Real Madridit: Do të kemi histori të madhe së bashku

Real Madrid bëri një paraqitje spektakolare për Endrick Felipe, i cili është në një vizitë speciale në Madrid për momentin.

Duke e shikuar ndeshjen nga Santiago Bernabeu, braziliani ishte dëshmitar i një fitore spektakolare nga Los Blancos 4-1 përballë Villarrealit.


17-vjeçari ka folur pas ndeshjes duke treguar për emocionet që ka me qëndrimin e tij në Madrid.

Endrick viziton ambientet e Real Madridit, takon edhe bashkëlojtarët
Lexo po ashtu Endrick viziton ambientet e Real Madridit, takon edhe bashkëlojtarët

“Të jesh në këtë stadium është një ëndërr fëmijërie e realizuar. Më pëlqeu atje në Valdebebas qendra stërvitore e klubit, takova shokët e mi të skuadrës, ata janë të mrekullueshëm”, tha Endrick.

Reprezentuesi brazilian është i bindur se ai me Real Madridin do të kenë një histori të madhe, hisotir e cila do të filloj në verën e vitit 2024.

“Mendoj se do të kemi një histori të madhe së bashku dhe mezi pres që t’ia filloj këtu, por gjashtë muaj kalojnë shpejt dhe unë do të bëj gjëra të mëdha”, tha Endrick.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit për vitin 2025 me Endrick dhe Arda Guler si startues
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Real Madridit për vitin 2025 me Endrick dhe Arda Guler si startues

Për gjashtë muaj, Endrick do të mbushë 18 vjeç dhe më në fund do të jetë në gjendje të bashkohet me radhët e Real Madridit, pasi për momentin, ai mbetet i huazuar te Palmeiras.

Sezonin e kaluar, ai shënoi 11 gola në ligë për ekipin e parë, duke dhënë kontribut të madh në titullin e kampionit që Palmeiras e fitoi në Brazil. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori