Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar ta hartojë draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se do të bëhet një draft i ri për Asociacionin, megjithëse, siç ka pohuar ai, ende nuk është bërë kërkesa për draftim.
“Kosova nuk ka hartuar draft për Asociacionin. E kam parë këtë informacion në disa mediume se kemi bërë një draft, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Nuk po them se nuk do ta hartojmë”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk dihet saktë se kur do të themelohet Asociacioni.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Koçijançiq, vitin e kaluar kishte thënë se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet sa më shpejt.
“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të dyja palëve të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shihet të jetë i pashmangshëm nga analistët politikë. /zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron