Rruga Prishtinë-Hani i Elezit, te Gryka e Kaçanikut edhe sot mbetet e bllokuar. Kjo për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke imponuar mbylljen e tërësishme të kësaj rrugë, transmeton Telegrafi.
Bllokimin e rrugës e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Menduh Vlashi, i cili nëpërmjet telefonit ka thënë se patrulla e Policisë së Kosovës ka qenë në atë pjesë që nga ora 7:00, dhe rruga ende është e bllokuar.
“Problemi nuk qëndron se ajo rrugë nuk mund të hapet, por është për shkak se dheu bie vazhdimisht dhe rreziku është permanent”, ka thënë Vlashi.
Ministria e Infrastrukturës dje njoftoi se kompania përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve tashmë është vënë në veprim për ta liruar sa më parë pjesën që është bllokuar.
“Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
MI kërkon nga qytetarët që t ë kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës thonë se do të njoftojnë me kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'