Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ditë më parë ndodhej me pushime në Zanzibar të Afrikës.

Pas kontinentit afrikan, destinacioni i radhës ka qenë Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku është gjithashtu duke shijuar disa ditë të mira pushimi së fundmi.


Enca e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ka ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bow Down” publikoi një imazh të sajin me bikini, ku shihej duke theksuar linjat e saj të trupit.

enca1

Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me bikini ngjyrë rozë me kornizë neoni, të cilat dukeshin më të vola se masa e saj.

Enca përndryshe është e njohur për publikimin e imazheve dhe videove provokuese, teksa paraqitje të tilla nuk i ka kursyer as në shumë prej klipeve të saj.

enca 275597732 390192202440092 8313549832367834049 n 1

Ka tash e sa kohë, që këngëtarja i është bashkuar edhe platformës së rrjeteve sociale për të rritur, OnlyFans, ku ofron imazhe dhe video me përmbajtje provokuese ekstra për ndjekësit që paguajnë një tarifë të vendosur nga ajo. /Telegrafi/

enca 274175205 1319681825173777 7129122631346746255 n 1

enca 275772485 1226432964830735 2312408580468231361 n 1