Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, javë më parë bëri të ditur se u bë banore rezidente e Dubait.

Ajo tashmë po e kalon të shumtën e kohës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këtë e ka dëshmuar përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale.


Artistja shqiptare së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku shfaqet në një klub nate në Dubai.

Screenshot 12 24 Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Suavele” duket se është e shoqëruar nga disa mikesha dhe se po argëtohen në masë të madhe së bashku.

Ndonëse paragjykohet mjaft shumë për jetën dhe luksin që bën, 26-vjeçarja ka deklaruar se të gjitha gjërat i ka bërë me punë dhe përkushtimin në karrierë.

Screenshot 13 19 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta prej disa muajsh nuk ka qenë aktive me këngë të re dhe se mungesa e saj në skenë është vënë re dukshëm.

Enca gjithashtu që një kohë ka lënë anash edhe koncertet e mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/