Sylejman Selimi ende ambasador në Shqipëri!

Selimi është në paraburgim për më shumë se një vit me akuzat që e rëndojnë.
Në ndërkohë në vend të tij, si i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri është emëruar dhe po kryen detyrën Ramiz Ladrovci, raporton Koha.net.
Sipas vendimit të djeshëm, Sylejman Selimi duhet të shkojë në vuajtje të menjëhershme të dënimit.
Nga
Telegrafi
28/05/2015




































