Emma Watson i frikëson fëmijët

Aktorja 21-vjeçare, e cila që nga mosha 10-vjeçare luan rolin e Hermione Granger në serinë e filmave, ka shpjeguar se të vegjlit tmerrohen prej saj pasi mendojnë se ajo do t’u bëjë magji atyre.
“Disa fëmijë janë ndonjëherë të frikësuar nga unë pasi mendojnë se unë mund t’u bëj magji, dhe se unë vërtet jam magjistare në jetë. Dhe gjithmonë kam qeshur me këtë, dhe jam përpjekur të them, ‘Nuk do t’ju bëj asgjë’. Ndonjëherë nuk mund t’i bind, pasi ata besojnë në të. Ata vërtet besojnë. Ata mendojnë se unë jam Hermione në jetën reale, që më pëlqen. Është qesharake”, ka thënë Watson. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/07/2011
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































