LAJMI I FUNDIT:

Dina Emini: Njerëzit gjithmonë do të flasin diçka, por kjo nuk më ka penguar aspak të vazhdoj

Dina Emini: Njerëzit gjithmonë do të flasin diçka, por kjo nuk më ka penguar aspak të vazhdoj

E re në moshë por shumë ambicioze dhe e angazhuar. Një vajzë që ka pasion sportin dhe muzikën, e që prej kohësh është duke ushtruar paralelisht të dy profesionet. Është kjo, Dina Emini për të cilën nuk ekzistojnë tabutë shoqërore!

Ajo vjen në një intervistë për Telegrafin ku rrëfen detaje mjaft interesante për karrierën e saj…


Intervistoi: Valon Osmani

Po ushtron një punë që po e bën me shumë pasion, atë si DJ. Por si erdhi deri tek ideja që të bëhesh DJ?

Është e vërtetë se me kënaqësi punoj si DJ, por nuk është diçka e menduar nga unë që një ditë mund ta kem si profesion. Kam pasur dikë të familjes që më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt, i cili më bëri që ta dua më shumë këtë profesion të DJ dhe të përkushtohem maksimalisht.

Sa ke kaluar në paragjykime ose pengesa në rrugëtimin tënd për faktin që je një DJ femër?

Njerëzit gjithmonë do të flasin diçka! Por kjo nuk më ka penguar aspak që unë të mund të vazhdoj me këtë profesion. Përkundrazi ndonjëherë fjalët e individëve mund të më japin vullnet akoma më të madh për të vazhduar para.

Nga DJ më të njohur vendor apo edhe ndërkombëtarë, cilin e sheh si më të mirin më të cilin do të doje dhe një takim apo bashkëpunim në të ardhmen?

Nga DJ ndërkombëtar si më të mirën e shoh Deborah De Luca. Ndërsa DJ vendor për fat të keq nuk mund të them askënd. Për bashkëpunim nëse do të më jepej mundësia, pikërisht do të ishte DJ Deborah De Luca.

A janë shqiptarët popull që dinë të bëjnë atmoferë dhe që i duan “ndejat”? Si e perception këtë pjesë një DJ si ti?

Një të mirë e kemi si popull që shqipëtarët gjithmonë kanë bërë atmosferë, dhe vazhdojnë të bëjnë atmosferë të mirë. Vetë fakti që populli jonë bën atmosferë të mirë dhe i pëlqen organizimet, gjithmonë e kemi një vullnet më tepër për të vazhduar me këtë profesion.

Përveç si DJ merresh dhe me futboll, na trego për këtë pjesën sportive të Dinës?

Ta mendosh është diçka krejtësisht e kundërt por sporti është një dashuri e veçantë për mua. Asgjë dhe askush nuk mund ta zëvendësoi dashurinë time për sportin. Thjesht ndihem e lumtur që në jetë kam marrë disa profesione të vështira që gjithmonë paragjykohen nga të tjerët, por dita ditës po i japim një mesazh të mirë popullit se gjithçka është e mundur nëse ke dëshirë.

Një mesazh që do të u’a jepje të gjithë atyre që duan të jenë të suksesshëm në jetë, pse jo që duan të ushtrojnë edhe punën si DJ?

Çdo kush ka ëndrra dhe synime të ndryshme. Dikush e ka më lehtë të depërtoi dhe dikush më vështirë. Ajo çfarë dua të jap mesazh është njëherë për prindërit, për njerëzit e afërt që kanë, sepse përkrahja e parë duhet të vi nga ata që të mundet nje person të vazhdoi hapat e suksesit. Por sigurisht gjithçka bëhet duke punuar, duke e ditur se gjatë rrugëtimit ka pengesa nga më të ndryshmet. Nuk duhet të kaloj pa përmendur se dhe besimi brenda vetes duhet të jetë më i madh se gjithçka tjetër për të përballuar gjithçka, andaj uroj që çdo kush të arrij atë çfarë dëshiron në jetë, sepse çdo kush mundet.

Planet e tua për të ardhmen?

Dëshiroj që planet t’i lë të heshtura për publikun. Dua që gjithçka që vjen në jetë, të jetë diçka e re dhe e bukur si për mua ashtu edhe për publikun. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Kalo në kategori